Shqipëria shkon në zgjedhjet e 23-ta në kushte pluraliteti pas rënies së komunizmit, ku si gjithnjë konkurojnë PS dhe PD, pa asnjë mundësi që një forcë e tretë të sfidojë klasiken e tyre në përballje politike.
PS ka tre mandate që qeveris, duke synuar të katërtin, me Edi Ramën si lider i saj, pas Fatos Nanos që e udhëhoqi ç’prej shndërrimit të Partisë së Punës në Parti Socialiste.
PD udhëhiqet në këto zgjedhje po nga e njëjta figurë, Berisha, një lider historik i saj, por me bilanc të hidhur elektoral.
Në një bilanc prej vitit 1991, kur dhe nisi gara elektorale, PD rezulton më shumë humbëse përballë një PS-jë që paçka damkës si ish-komuniste, ia ka arritur të sfidojë në vite një forcë që e nisi rrugëtimin me një përkrahje e tërheqje të jashtëzakonshme popullore.
Më poshtë është bilanci i tyre, ku përfshihen përballjet për qeverisje të përgjithshme dhe qeverisje lokale. Janë po ashtu dhe dy përballje referendare për Kushtetutë, njëra e bojkotuar nga PD. Po kjo forcë ka bojkotuar dhe Lokalet e 2019-ës.
1991 – zgjedhje parlamantare, fiton PP
1992 – zgjedhje parlamentare, fiton PD
1992 – zgjedhje lokale, fiton PS
1994 – referendum për Kushtetutën, fiton PS
1996 – zgjedhje parlamentare, fiton PD
1996 – zgjedhje lokale – fiton PD
1997 – zgjedhje parlamentare, fiton PS
2000 – zgjedhje lokale, fiton PS
2001 – zgjedhje parlamentare, fiton PS
2003 – zgjedhje lokale, fiton PS
2005 – zgjedhje parlamentare, fiton PD
2007 – zgjedhje lokale, fiton PS
2009 – zgjedhje parlamentare, fiton PD
2011 – zgjedhje lokale, fiton PS
2013 – zgjedhje parlamentare, fiton PS
2015 – zgjedhje lokale, fiton PS
2017 – zgjedhje parlamentare, fiton PS
2019 – zgjedhje lokale, bojkoton PD e fiton PS
2021- zgjedhje parlamentare, fiton PS
2023 – zgjedhje lokale, fiton PS