Ditët e fundit janë shtuar zërat për rrezikun e shpërthimit të Galaxy Note 7. Në të vërtetë ky rrezik ka ekzistuar që kur smartphonët kanë dalë në treg për herë të parë.
Prandaj, rreziku që telefonat e zgjuar të marrin flakë nuk është diçka e re. Por, nëse në rastet e tjera që kanë pasur këtë problem zëvendësimi ka qenë një zgjidhje, në rastin e Galaxy Note 7 zgjidhja duket ndryshe.
Tashmë nuk numërohen rastet kur pajisja, edhe pasi është zëvendësuar, ka shpërthyer. Me pak fjalë, problemi i shpërthimit të Galaxy Note 7 duket më i zakonshëm se për pajisjet e tjera.
Pas këtij problemi duket se fshihet një difekt i madh gjatë prodhimit, ndonëse hetimet vazhdojnë akoma. Në disa raste duket se kontakti midis elektrodave pozitive dhe negative ka çuar në shpërthimin e pajisjes së kolosit koreano-jugor.
Kësaj i shtohet një faktor tjetër: karikimi i vazhdueshëm i baterisë. Praktikisht, Galaxy Note 7 karikohet pafundësisht, pa ndaluar. Ky proces çon në mbingrohjen e baterisë, derisa shpërthen. /tesheshi.com/