Dashamirët e kafshëve në Turqi kanë sajuar një karrocë invaliditeti për të ndihmuar një dhelpër të paralizuar që të lëvizë përsëri.
Stafi në Qendrën e Mbrojtjes dhe Rehabilitimit të Kafshëve të Egra të Universitetit Van Yuzuncu Yil (YYU) gjeti një dhelpër të plagosur që nuk mund të lëvizte.
Pastaj ata erdhën me idenë për të bërë një konstrukt të veçantë me dy rrota që ata e vendosën në pjesën e pasme të trupit të dhelprës, dhe kështu e ndihmuan atë që të ishte në gjendje të lëvizte përsëri.
Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Kafshëve të Egra, prof. dr. Lokman Aslan tha për AA se ata e marrin dhelprën për një shëtitje çdo ditë, në mënyrë që ajo të lëvizë.
“Dhelpra u soll në Qendrën tonë pas një aksidenti automobilistik në një nga fshatrat lokalë. Pas ekzaminimit, zbuluam një frakturë në rruazat e mesit. U bënë trajtimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e saj, por ajo nuk mund të ecte, sepse këmbët e saj të pasme ishin të paralizuara. Pastaj u konkludua se ajo duhet të ketë një ndihmëtar për të qenë në gjendje të lëvizë dhe kështu e realizuam atë”, tha Aslan.
Ai theksoi se të gjitha kafshët e dëmtuara zakonisht lëshohen në natyrë pas trajtimit.
“Por kjo dhelpër nuk do të jetë në gjendje të kthehet në natyrë sepse është e dëmtuar. Zakonisht ne përdorim ndihmëtarë rë për mace dhe qen. Por ne do të kujdesemi dhe për këtë dhelpër në mënyrën më të mirë”, theksoi Aslan. /tesheshi.com/