Të dielën, bora përfshiu Tirolin, një rajon malor në zemër të Alpeve, Austri, si dhe qytetin e vogël të Livignos në Itali.
Skena e dimrit nga fshati në 1.470 metra mbi nivelin e detit është postuar në Facebook nga shërbimi meteorologjik “Severe Weather Europe”.
https://www.facebook.com/severeweatherEU/videos/2151530494974448/?t=45
Në këtë pjesë të Austrisë, bora shpesh “mbijeton” gjatë gjithë verës, kështu që kjo nuk është një dukuri e pazakontë për banorët e qyteteve dhe fshatrave përreth.
Në çdo rast, nëse ndjen ajrin e ftohtë, dijeni që po vjen nga Tiroli!
E njëjta faqe postoi edhe një fotografi më dëborë nga Alpet italiane. Këtë herë, nga qyteti i Livigno, 1.800 metra mbi nivelin e detit. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/severeweatherEU/videos/2332963970286604/?t=0