Facebook pritet të fuse një tjetër kategori të re me aplikacion brenda disa muajve që do të paraqesë lajme nga disa media kryesore botërore.
Aktualisht nuk ka shumë detaje në lidhje me kategorinë “Lajmet”, por kompania e Zuckerberg ka konfirmuar se ata janë duke punuar në lidhje me lajmet, pasi po zhvillohen negociata me përfaqësuesit e disa mediave të njohura si ABC News, Bloomberg, The Washington Post etj., në lidhje me përmbajtjen që duhet të shfaqen brenda asaj kategorie.
Nuk dihet nëse ndonjë prej mediave ka rënë dakord me propozimin e Zuckerberg që Facebook do t’u paguante atyre 3 milion dollarë për t’u shfaqur lajme në kategorinë e re, por negociatat janë ende në vazhdim e më shumë detaje duhet të mësohen gjatë javëve në vazhdim.
Një nga arsyet që Facebook dëshiron një kategori të veçantë në të cilën përdoruesit do të kenë qasje në media të besueshme, është lufta me lajmet e rreme, të cilat janë një nga problemet e mëdha jo vetëm të Facebook-ut por të rrjeteve të tjera sociale dhe të internetit në përgjithësi, shkruan Zimo. /tesheshi.com/