Janë arrestuar dy persona të dyshuar se kanë vjedhur vilat e dy ish-krerëve të Ministrisë së Brendshme në kompleksin turistik në Gjirin e Lalzit.
Siç bën të ditur policia e Durrësit, në pranga kanë rënë Arnold Karaj dhe Donald Vatnikaj vodhën banesat e Arben Ristanit, Flamur Nokës, Petrit Mahos dhe gazetarit Saimir Kodra.
Në shtëpinë e Ristanit, Karaj dhe Vatnikaj kanë marrë një celular Samsung dhe 1 mijë lekë.
Lista e vjedhjeve
- Arben Ristani. 46 vjeç, banues në Tiranë, ku kanë marrë shumën prej 1000 lekë të reja dhe një cellular tip Samsung;
- Flamur Noka 44 vjeç, banues në Tiranë, ku nuk kanë marrë gjë;.
- Petrit Maho 48 vjeç,banues në Tiranë, ku kanë marrë 2 telefona celularë të markës VERTY dhe 1 telefon iPHONE 6.
- Saimir Kodra 46 vjeç,banues në Tiranë, ku kanë marrë 200.000 lekë dhe 1 telefon celular të markës Samsung
- /tesheshi.com/