E falimentuar dy herë në historinë e saj, në 1979-ën dhe në 1991-shin, skuadra e Krotones ia ka dalë që në sezonin e ardhshëm futbollistik në Itali të jetë mes skuadrave më të mira.
E formuar në vitin 1910, por pa shkëlqyer asnjëherë, Krotone ka debutuar në Serinë B në sezonin 2000-2001.
Për ta arritur kulmin në këtë sezon, me sigurimin e ngjitjes në Serinë A. Krotone ka barazuar dje 1-1 në fushën e Modenës, duke e garantuar dhe matematikisht ngjitjen në futbollin elitar italian.
Krotone e kryeson Serinë A me 78 pikë, pesë më shumë se Kaljari i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak. Trapani i vendit të tretë ka 65 pikë.
Skuadra e Krotones drejtohet nga tekniku kroat Ivan Juriç, i cili mund të ulet në stolin e Xhenovës së afërmi. Ai ka drejtuar më herët skuadrën e 19-vjeçarëve të Xhenovës, si dhe Mantovën.
Krotone është skuadra e tretë nga Kalabria që provon të luajë në Serinë A, diçka që e kanë bërë më parë dhe Katancaro e Rexhina. /tesheshi.com/