Në mbledhjen e sotme Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që për Gjykatën Speciale të diskutojë në seancën e cila pritet të mbahet të premten.
E këtë gjë e kanë kundërshtuar përfaqësuesit e partive opozitare në Kryesi të Kuvendit, duke e lëshuar demonstrativisht mbledhjen e Kryesisë.
Ata pas takimit kanë deklaruar se me këtë gjykatë po i cenohet sovraniteti i Republikës së Kosovës.
Më e zëshmja ka qenë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, e cila e ka shqyer projektligjin për Gjykatën Speciale duke thënë se nuk do të jenë pjesë e seancës të së premtes. Ajo po ashtu ka thënë se ky projektligj është hartuar nga Bashkimi Evropian.