Pesë vite pasi mori detyrën e trajnerit të përfaqësueses së SHBA-së, Jurgen Klinsmann është shkarkuar për dy humbje në pak ditë në fushatën kualifikuese për në botërorin Rusi 2018.
Ish-lojtari dhe trajneri i përfaqësueses gjermane u përball me dy humbje gjatë këtij muaji, ndërsa SHBA-ja humbi fillimisht 1-2 me Meksikën, e pastaj u mund thellë, 4-0, nga Kosta Rika.
Përfaqësuesja e SHBA-së është në vend të fundit mes gjashtë skuadrave në grupin eliminator të CONCACAF-it, pa asnjë pikë.
“Forma e ekipit na bindi se duhet të shkojmë në një drejtim ndryshe,” deklaroi pas shkarkimit drejtuesi më i lartë i futbollit në SHBA, Sunil Gulati.
Me Klinsmann-in si trajner, SHBA-ja vajti gjer në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës verën e këtij viti.
Bruce Arena ngjan të jetë pretendenti kryesor për të marrë në dorë atë që la Klinsmann. Ai e ka drejtuar dhe më herët SHBA-në, mes viteve 1998-2006. /tesheshi.com/