Deri javën e kaluar Hope Holland nuk e kishte parë djalin e saj Jonathan për 15 vjet. Falë kësaj fotoje të postuar në Facebook ajo ka arritur ta përqafojë atë sërish.
Në vitin 2000 babai i djalit me të cilin Hope ndante kujdestarinë, kalon për të marrë fëmijën 3 vjeç për ta çuar atë me pushime. Në fakt ai nuk kthehet më dhe gruaja fillon të kërkojë djalin dëshpërimisht.
I drejtohet apelit për shërbimet sociale dhe hetuesve privat, por pas një viti hetimesh, nuk pati rezultate. Hope tentoi të bënte dhe vetëvrasje.
Ajo nuk e dinte se në Zacatecas të Meksikës, edhe djali i saj po e kërkonte. Janarin e kaluar, pas 15 vjetësh, duke kërkuar në Facebook, djali sheh një foto që i ngjan familjare. Ai zbulon se në një postim në Facebook ishte vetë fotoja e Jonathan, me shpresën se mamaja dhe vëllai i tij më i madh do ta njihnin dhe ta takonin atë. Dhe kështu ndodhi.
Falë një fondi të mbledhur mamaja dhe djali u takuan në Kaliforni dhe kaluan disa ditë sëbashku.
Tani djali, 18 vjeç, do të kthehet në Meksikë për të përfunduar shkollën dhe pastaj do të fluturojë përsëri në SHBA për të mësuar më shumë për nënën dhe vëllain e tij, ku deri pak ditë më parë ai nuk kishte fare memorie për ta. /tesheshi.com/