Menduam se mund të ishim vetëm ne nga Ballkani në ‘Francë 2016’, po jo. Do jetë dhe Kroacia me Turqinë që do na shoqërojnë.
Në duelin e fundit Turqia mposhti në shtëpi Islandën, (1-0), ndërkohë Republika Çeke i dha shqelmin e fundit Holandës duke e mposhtur në udhëtim, (3:2). Kështu kampionatin e rradhës europian tulipanët do e ndjekin nga shtëpia.
Në grupin B, gjithçka ishte sqaruar sa i përket pozicioneve të para. Belgjika dhe Uellsi kishin siguruar kualifikimin, ndërkohë tani Bosnja dhe Hercegovina siguron garat e play offit. Në takimin e fundit, ballkanasit triumfuan në udhëtim ndaj Qipros, (3:2) dhe përfunduan para Izraelitëve që pësojnë disfatën e rradhës, kësaj here nga Blegjika, (3:1).
Italia i bën favor Kroacisë. Azurët i kanë prishur punë Norvegjisë, të cilën e ka mposhtur, (2:1) për të fituar terren kështu Kroacia që falë fitores në udhëtim ndaj Maltës, (1:0) siguron direkt kualifikimin nga pozita e dytë. Norvegjezët që kishin qëndruar gjatë gjithë kohës në pozitën e dytë, tani zhvendosen në të tretën dhe janë të detyruar që kualifikimin ta ndjekin tani përmes play off-it. /tesheshi.com/