Një nuse në Brazil që ishte dhe mama e një bebi të vogël është bërë e famshme në gjithë botën pasi fotot e saj duke i dhënë gji fëmijës në altarin e martesës u publikuan në media.
24-vjeçarja Danielly Katsue, nga Kuiaba e Brazilit, i dha për të pirë djalit të saj vetëm 3-muajsh ndërkohë që po shkëmbente unazat me partnerin e saj të jetës.
Fotografja e dasmës Monica Carvalho vendosi që fotot e veçanta t’i shpërndante në Instagram për të treguar se femrat mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre “kudo dhe kurdo”.
Fotot kanë zbutur zemrat e njerëzve dhe janë shpërndarë kudo për të mbështetur gjidhënien në publik si një akt human. /tesheshi.com/