Momente vërtetë të frikshme kanë përjetuar banorët e Japonisë ditën e sotme (e martë). Fillimisht, ata janë “shkundur” nga një tërmet i fuqishëm prej 7.4 ballësh, i shkallës riheter. Fatmirësisht, nga lëkundjet nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Epiqendra e tërmetit u lokalizua në thellësi të oqeanit Paqësor, ndërsa forca e tij u ndje deri në kryeqytetin e Japonisë, në Tokio.
Nga lëkundjet u rrezikua centrali bërthamor në Fukushima, pasi në një fabrikë në qarkun Nishikimachi, u shkaktua një zjarr, i cili u neutralizua pa shkakuar pasoja të tjera.
Po ashtu, një tjetër moment rrënqethës ishte kalimi i një meteori, tangent me shtetin japonez, pak kohë pasi kishtë rënë tërmet.
Linku i mëposhtëm tregon momentin e filmuar nga një kamera amatore, gjatë lëvizjes së meteorit në qiell.
https://www.youtube.com/watch?v=5vEjzDvhpBg
Një tërmet i shoqëruar edhe me një tsunami goditi këtë shtet në vitin 2011, duke vrarë rreth 18.000 persona. Kjo është cilësuar si një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda në Japoni. /tesheshi.com