Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja kush janë vrasësit pa plumb të Ibrahim Bashës dhe 250 efektivave policorë në gjithë këto vite

by te Sheshi
25/06/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja kush janë vrasësit pa plumb të Ibrahim Bashës dhe 250 efektivave policorë në gjithë këto vite

Nga Luljeta Progni

“100 gjyqtarë të korruptuar”, “250 policë të vrarë” – Janë dy statistika që vijnë nga ambasadori britanik Nicholas Cannon dhe nga ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Ahmet Premçi.

Ambasadori Cannon deklaroi sot qartë dhe shqip, se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i kapur, i korruptuar dhe ka ka marrë peng të drejtën.

Ndërsa ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Ahmet Premçi, një ndër drejtuesit e suksesshëm të policisë shqiptare, konstatoi se mbi 250 policë janë vrarë në krye të detyrës gjatë tranzicionit 25 vjeçar, ose mesatarisht 10 në vit.

Të dyja statistikat kanë lidhje me njëra tjetrën.

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është problemi kryesor me të cilin përballet policia e shtetit dhe e gjithë shoqëria shqiptare.

Mungesa e drejtësisë vazhdon qysh nga koha e diktaturës e deri sot. Pa dyshim që shkaku kryesor janë gjyqtarët e prokurorët e kohës së diktaturës, të cilët vazhduan të jenë zaptuesit e të drejtës edhe 25 vitet e tranzicionit në Shqipëri.

Dhe ashtu si në të kaluarën, rrënjët e fenomenit gjenden të lidhura me partitë politike, të cilat menaxhojnë të gjitha pushtetet në Shqipëri.

Ndikimi i politikës mbi sistemin e drjtësisë përmes pazarave ka krijuar një rrjetë, ku janë mbërthyer dy palët dhe mbajnë njëra-tjetrën. Është faktuar kjo në më shumë se një rast, kur janë akuzuar drejtues të lartë të shtetit dhe politikës për ngjarje tronditëse e për afera korruptive të publikuara në media dhe vetëm pak ditë më pas “drejtësia” iu dha pafajësi.

Në këtë mënyrë, ky sistemi i korruptuar i drejtësisë, ka veshur me imunitet krimin, duke tradhëtuar interesat e shtetit dhe duke nxjerrë të pambrojtur para kriminelëve të gjithë ata punonjës policie, që me profesionalizëm dhe devotshmëri i kanë shërbyer këtij shteti.

“Pafajësia” për kastën politike dhe mbështetësit e saj të dyshimtë, është haraçi që duhet të paguajë ky sistem i korruptuar i drejtësisë ndaj politikës, e cila nga ana e saj e mban në këmbë atë. Ambasadorët e vendeve partnere dhe drejtues të institucioneve ndërkombëtare jo rrallë herë kanë folur me shifra, me fakte, madje edhe me emra për sistem të korruptuar të drejtësisë dhe drejtuesve të politikës.

Në një aktivitet për reformën në drejtësi të zhvilluar sot, ambasadori britanik Nicholas Cannon tha:

“Brenda gjyqësorit ka një kastë gjyqtarësh të korruptuar që veprojnë në grupe dhe nën dritën e diellit, e për këtë krenohen, duke blerë e shitur drejtësi. Janë rreth 100 të tillë në gjyqësorin shqiptar, një hetim i fortë në këto kushte është bërë i pashmangshëm. Më duhet të them se në zemër të gjyqësorit shqiptar është ngritur një klikë gjyqtarësh që veprojnë në grup, duke e përdorur sistemin gjyqësor për përfitime, duke blerë dhe shitur drejtësi. Korrupsioni në gjyqësor e bën të vështirë luftën ndaj kriminalitetit”.

Rrjedhojë e kësaj situate në sistemin e drejtësisë është edhe shifra tjetër, 250 policë të vrarë nga krimi.  Pandëshkueshmëria ndaj krimit sjell forcimin e këtij të fundit me hapa të shpejtë.  Ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit, Ahmet Premçit, i mbetet vetëm lutja drejtuar gjyqtarëve “të vënë dorën në zemër” për të mos liruar kriminelët nga burgu:

“Punonjësit e drejtësisë, për një moment të vënë veten në rolin e punonjësve të RENEA-s dhe të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës, të gjykojnë drejt. Jemi të gjithë punonjës, në shërbim të njerëzve që na paguajnë. Stop një moment … Po ikin jetë vëllezërish që besojnë në shtet. Mjaft më!

Mbi 250 punonjës policie prehen përtej kësaj jete. Janë shumë..Të gjithë bashkë kundër krimit, kundër të keqes…”, shkruan ish-drejtori i policisë së shtetit Ahmet Premçi në statusin e tij në Facebook duke ngushëlluar familjarët e policit të RENEA-s, Ibrahim Basha, i vrarë në krye të detyrës.

Marrë nga: lajmepolitike.com me titullin: Sistemi i korruptuar i drejtësisë, ka veshur me imunitet krimin

Related Posts

Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Next Post
Gjesti mbresëlënës i policit: të tillë heronj na duhen dhe ne në këtë vend!

Gjesti mbresëlënës i policit: të tillë heronj na duhen dhe ne në këtë vend!

DASH publikon raportin: akuza për korrupsionin në gjyqësor, përmend dhe drejtësinë e mohuar për 21 janarin

DASH publikon raportin: akuza për korrupsionin në gjyqësor, përmend dhe drejtësinë e mohuar për 21 janarin

Albina Nanaj, gruaja e parë e mbuluar në këshillin bashkiak të Tiranës

Albina Nanaj, gruaja e parë e mbuluar në këshillin bashkiak të Tiranës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni