Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

    Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

    Balona kineze shkatërruar nga amerikanat: “kokëprerja” e parë në Pekin

    Balona kineze shkatërruar nga amerikanat: “kokëprerja” e parë në Pekin

    Bukuria qe vret: tragjedi skijimi në zemrën e Europës

    Bukuria qe vret: tragjedi skijimi në zemrën e Europës

    Pamje: një tërmet shkatërrues godet Turqinë dhe Sirinë

    Pamje: një tërmet shkatërrues godet Turqinë dhe Sirinë

    Tmerr: zjarri në motorin e një Boeing-u rus me 321 pasagjerë

    Tmerr: zjarri në motorin e një Boeing-u rus me 321 pasagjerë

    Nafta ruse, jo më në BE

    Nafta ruse, jo më në BE

    Pasojat e ndryshimit të klimës: si po thahet një liqen me famë

    Pasojat e ndryshimit të klimës: si po thahet një liqen me famë

    Izraeli refuzoi trajtimin e pacientëve me kancer në Gaza

    Izraeli refuzoi trajtimin e pacientëve me kancer në Gaza

    Papa, me refugjatët në Sudanin e Jugut: Unë vuaj me ju

    Papa, me refugjatët në Sudanin e Jugut: Unë vuaj me ju

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

DASH publikon raportin: akuza për korrupsionin në gjyqësor, përmend dhe drejtësinë e mohuar për 21 janarin

Nga te Sheshi
26/06/2015
në Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
DASH publikon raportin: akuza për korrupsionin në gjyqësor, përmend dhe drejtësinë e mohuar për 21 janarin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2014, ku thekson se korrupsioni në drejtësi dhe shëndetësi pengon zbatimin e lirive dhe të drejtave njerëzore.

Në dokumentin e publikuarD sot nga DASH, theksohet se problemet më të mëdha të të drejtave të njeriut kanë të bëjnë me korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, veçanërisht brenda sistemit gjyqësor dhe atij të kujdesit shëndetësor, me dhunën në familje dhe me diskriminimin ndaj grave.

Ndër problemet e tjera të të drejtave të njeriut përfshihen edhe rrahjet e keqtrajtimet nga policia të personave të dyshuar, gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, ndonjëherë për të nxjerrë rrëfime; kushtet jashtë standardit nëpër burgje; si dhe gjyqësori i paefektshëm, i cili është objekt trysnie dhe korrupsioni.

Sipas raportit, Qeveria ka bërë pak përparim në çështjen e kërkesave për kthimin apo kompensimin e pronave të marra gjatë ish-periudhës komuniste, dhe shumë nga pretendimet për pronat mbetën të pazgjidhura.

Në Shqipëri vazhdon të ketë shenja të abuzimit të fëmijëve, edhe pse nuk janë raportuar sa duhet. Ka pasur shumë fëmijë të zhvendosur dhe fëmijë që enden në rrugë, sidomos brenda komunitetit rom, edhe pse gjatë vitit, Qeveria ka bërë përpjekje më të mëdha për t’u përballur me këtë problem.

Referuar të dhënave të vitit 2014, Shqipëria vazhdon të jetë një burim dhe destinacion për burra, gra dhe fëmijë, që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Komunitetet e romëve dhe egjiptiano-ballkanikëve kanë qenë të margjinalizuara dhe të abuzuara, ndërsa problem serioz ishte edhe diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Në lidhje me Kodin e Punës, raporti thotë se zbatimi nga qeveria i ligjeve të punës mbeti i dobët dhe rrallë janë mbrojtur punëtorët vendas apo emigrantët. Një numër i madh i fëmijëve janë të angazhuar në punë të detyruar.

Edhe çështja e mosndëshkimit mbetet një ndër problemet e vitit të kaluar. Ndjekja ligjore dhe dënimi i zyrtarëve, që kanë kryer abuzime, ka mbetur sporadik, edhe pse qeveria ka shtuar përpjekjet për të hetuar zyrtarë të dyshuar për vepra të tilla.

Zyrtarët qeveritarë dhe politikanët, por edhe gjyqtarët dhe ata me interesa të fuqishme biznesi, shpesh kanë qenë në gjendje – thuhet në raport, – t’i shmangeshin ndjekjes penale. Disa zyrtarë të nivelit të ulët u ndëshkuan për abuzime. Qeveria nisi hetimet e disa zyrtarëve të nivelit të lartë, por më vonë Prokuroria i ka pezulluar çështjet.

Mosndëshkimi në lidhje me vrasjet e mëparshme mbeti sërish një problem. Në shtator, prokurorët akuzuan ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, dhe ish-zëvendësin e tij, Agron Kuliçaj, për “shpërdorim të detyrës”, pasi policia nuk pranoi të zbatonte urdhërarrestet për oficerët e Gardës së Republikës, të kërkuar në lidhje me vrasjen e protestuesve në vitin 2011.

Që nga shtatori, çështjet e pjesëtarëve të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të akuzuar në vitin 2011 për vrasjen e 4 protestuesve, vazhduan të mbeten para Gjykatës së Lartë. Gjykata vazhdoi të shqyrtojë apelimet e dënimeve me një dhe 3 vite, dhënë kundër dy të pandehurve në vitin 2013 nga një Gjykatë e Apelit, e cila liroi një të dyshuar të tretë.

Për fat të keq, edhe gjatë vitit 2014 ka pasur incidente vrasjesh për “gjakmarrje” apo për hakmarrje, thuhet në raport.

Sa i përket lirinë e fjalës dhe të shtypit, të parashikuara edhe nga Kushtetuta, Qeveria përgjithësisht i respektoi këto të drejta. Ka pasur raporte se, qeveria dhe bizneset kërkuan të ndikojnë mbi mediet në mënyra të papërshtatshme. Mediat e pavarura kanë qenë aktive dhe përgjithësisht të pakufizuara, edhe pse ka pasur raste të presionit politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë e të tërthortë mbi to, përfshirë edhe kërcënime ndaj gazetarëve. Presioni politik, korrupsioni, dhe mungesa e fondeve vunë kufizime mbi mediet e shkruara të pavarura, dhe gazetarët pohuan se ata praktikonin vetëcensurën. Partitë politike, sindikatat dhe grupet e tjera botuan gazeta apo revista të pavarura nga ndikimi i qeverisë.

Ndërsa stacionet private, në përgjithësi operuan të lira nga ndikimi i drejtpërdrejtë qeveritar. Shumica e pronarëve vijuan të besonin se, përmbajtja e transmetimeve të tyre mund të ndikonte mbi veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera, edhe pse më pak se në të kaluarën. Pronarët e biznesit përdorën mediet për të promovuar interesat e tyre, te të dyja partitë e mëdha. Por gjithsesi, gjatë vitit të kaluar ka pasur incidente dhune ndaj pjesëtarëve të medieve.

Ndërsa për korrupsionin, në raport thuhet se ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga ana e zyrtarëve. Parlamenti madje miratoi dënime më të rrepta, si pjesë e përpjekjeve më të gjera të Qeverisë kundër korrupsionit. Gjithsesi, Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët e angazhuar në praktikat korruptive shpesh i kanë shpëtuar ndëshkimit. Korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes. Nga janari deri në qershor, njësitë e përbashkëta hetimore filluan 762 hetime të reja dhe dërguan 131 raste në gjykatë. U dha fajësi për 183 të pandehur dhe pushim nga puna për 26.

/tesheshi.com/

Tags: raporti i dash

Të ngjashmeLajme

Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?
Europa

Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

06/02/2023
Tërmeti, SHBA i bëhet “vëlla” Turqisë
Kronikë

Tërmeti, SHBA i bëhet “vëlla” Turqisë

06/02/2023
Fyerje të reja raciste ndaj Vinicius
Sport

Fyerje të reja raciste ndaj Vinicius

06/02/2023
Lajme të tjera
Albina Nanaj, gruaja e parë e mbuluar në këshillin bashkiak të Tiranës

Albina Nanaj, gruaja e parë e mbuluar në këshillin bashkiak të Tiranës

Ushtaraku i SHBA shkruan për oficerin e RENEA-s: Vëllai im Ibrahim ishte njeri i mrekullueshëm

Ushtaraku i SHBA shkruan për oficerin e RENEA-s: Vëllai im Ibrahim ishte njeri i mrekullueshëm

8 ushqime që ju ndihmojnë për të pasur dhëmbë të shëndetshëm

8 ushqime që ju ndihmojnë për të pasur dhëmbë të shëndetshëm

TË FUNDIT

Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

53 minuta Më parë
Tërmeti, SHBA i bëhet “vëlla” Turqisë

Tërmeti, SHBA i bëhet “vëlla” Turqisë

56 minuta Më parë
Fyerje të reja raciste ndaj Vinicius

Fyerje të reja raciste ndaj Vinicius

1 orë Më parë
Bërnabiq, kërkimfalje për Kosovën

Bërnabiq, kërkimfalje për Kosovën

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Çfarë do të thotë “magnituda” dhe “intensiteti” i tërmetit?

Çfarë do të thotë “magnituda” dhe “intensiteti” i tërmetit?

06/02/2023
Avokatia e radhës e Françeskut për homoseksualët

Avokatia e radhës e Françeskut për homoseksualët

06/02/2023
Pasojat e ndryshimit të klimës: si po thahet një liqen me famë

Pasojat e ndryshimit të klimës: si po thahet një liqen me famë

05/02/2023
Si Metaverse do ta revolucionarizojë arsimin në botë

Si Metaverse do ta revolucionarizojë arsimin në botë

05/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist