Lideri politik i serbëve në Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç thotë se rivarrimi i tij në Boletin është “provokim dhe mungesë konsiderate ndaj viktimave dhe ndjenjave të serbëve”.
“Ceremonia e nesërme krijon te serbët një pasiguri dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm të krijimit të ngjarjeve pa pyetur fare komunat përkatëse atëherë kjo do të jetë hedhje e benzinës në zjarr. Edhe ne serbët kemi heronj si Isa Boletini. Ata kanë luftuar në radhët e çetnikëve dhe partizanëve, nëse fillojmë t’i sjellim nga vendet ku janë vrarë në Kosovë kjo do të ishte provokim i rëndë”, tha Jabllanovic për Klan Kosova.
Madje Jabllanovic që muaj më parë u shkarkua nga posti i Ministrit nuk e përjashton mundësinë e incidenteve të mërkurën.
“Incidentet sporadike janë të mundura dhe në to nuk mund të ndikojnë as strukturat lokale e as ndonjë qeveri por unë personalisht s’kam njohuri se serbët po planifikojnë ndonjë protestë për nesër”, tha ai.
.