Lojtarët dhe stafi teknik i skuadrës Huracan Valencia që bënë gara në grupin e tretë të Divisionit të dytë në kampionatin spanjoll, janë detyruar të japin para nga xhepi i tyre për të paguar gjyqtarët e ndeshjes, pas duelit me Reus.
Klubi, i cili po kalon në një gjendje të vështirë, është në rrezik për tu përjashtuar nga garat, pasi këto probleme po iu shfaqen pothuajse për çdo javë dhe imazhet e fundit e tregojnë më së miri këtë gjë.
Paco Fernandez, portier i skuadrës ka publikuar një foto në rrjetet sociale se si skuadra e tij po i mblidhte paratë për të paguar gjyqtarët e ndeshjes./tesheshi.com/