Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, mbi 100 mijë emigrantë kanë hyrë në Evropë nëpërmjet detit deri në vitin 2017.
Rritja e shfrytëzimit të tyre do të thotë që rreziqet e skllavërisë moderne janë rritur në gati tre të katërtat e 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian gjatë vitit të kaluar, duke e bërë atë rritjen më të madhe, sipas një studimi global i rrezikut.
Si pikat hyrëse kryesore të emigrantëve, janë pesë vende të BE-së: Rumania, Greqia, Italia, Qiproja dhe Bullgaria, janë identifikuar si vendet me rrezik më të lartë brenda bllokut, bazuar në forcën e ligjeve të tyre, efektiviteti i zbatimit të tyre dhe ashpërsia e shkeljeve.
Këto të dhëna janë përllogaritura nga Verisk Maplecroft, në edicionin e dytë të Indeksit të Skllavërisë Moderne (MSI), ku janë ekzaminuar 198 vende.
Shqipëria, në këtë raport, nuk ka pësuar përkeqësime, duke mbajtur të njëjtin pozicion si në 2016, e 37 në botë, dhe “skllevërit” më të vegjël në rajon.
Shtetet të cilat kanë një risk të lartë, sipas raportit, janë Greqia, Turqia dhe Italia.
Indeksi i Skllavërisë Moderne 2017 (MSI) vlerëson rrezikun e ekspozimit ndaj praktikave të skllavërisë, trafikimit të personave dhe punës së detyruar. Indeksi është i dizajnuar në mënyrë specifike për të ndihmuar kompanitë të identifikojnë se ku rreziku i skllavërisë moderne është më i madh në të gjithë zinxhirin e biznesit dhe zinxhirin e furnizimit, për të mbrojtur më mirë punëtorët dhe për të përmbushur legjislacionin e ri dhe në zhvillim. MSI është pjesë e grupit së të Drejtave së të Drejtave të Njeriut të Verisk Maplecroft, i cili përmban 31 indekse rreziku që mbulojnë të drejtat civile dhe politike, të drejtat e punës, sigurinë njerëzore, mjetet juridike dhe çështjet e zhvillimit./tesheshi.com/