Dalja në treg e iPhone 7 sa po vjen e po bëhet më e afërt. Gjithmonë e më shumë detaje dalin në skenë në lidhje me pamjen dhe funksionet e këtij celulari të ri. Dyshohet se ndryshime do të ketë edhe kamera e dyfishtë si dhe memoria prej 3 GB ram.
Sipas sajteve të specializuara, këto risi mund të integrohen ose të paraqiten për herë të parë edhe tek iPhone 7 Plus, duke i lënë një shije të hidhur të gjithë atyre që mezi po presin produktin e radhës së Apple.
Kamera e dyfishtë nuk është një risi ekskluzive e Apple. LG dhe Huawei e kanë paraqitur më parë këtë risi dhe kompania e Cupertnos duket se po mundohet ta përshtasë me produktet e saj. /tesheshi.com/