Një studim i ri ka zbuluar se ka një arsye shkencore pse disa nga ne nuk arrijnë të shikojnë dikë në sy kur janë duke biseduar.
Rezultoi se truri nuk mund t’i bëjë të dyja njëkohësisht; të mendojë për fjalët e duhura dhe të fokusohet në fytyrën e tjetrit në të njëjtën kohë.
Eksperimenti u bë nga universiteti i Kiotos në Japoni, i cili testoi 26 vullnetarë, të cilët luajtën me fjalë të ndryshme teksa fiksonin një fytyrë të bërë në kompjiuter.
Kur kishin kontakt sy më sy, pjesëmarrësit e kishin të vështirë të gjenin lidhjen midis fjalëve.
“Ndonëse kontakti me sy dhe puna verbale duken të pavarura, njerëzit shmangin kontaktin me sy me bashkëbiseduesit gjatë bisedës, “shkruajnë studjuesit.
“Kjo na tregon se ka njëfarë ndërhyrjeje midis dy proceseve.”
Me sa duket procesi i quajtur përshtatje neutrale është shkaktari, ku truri ynë ngadalë ndryshon përgjigjen e tij ndaj stimujve që nuk ndryshojnë. Kështu, kur e vendosni dorën në tabolinë, ju menjëherë e ndieni këtë, por ndjenja zhduket pothuajse krejtësisht nëse vazhdoni ta mbani dorën aty.
Prandaj, nëse gjatë bashkëbisedimit dikush e largon shikimin nga ju, mos mendoni se po tregohet i pa sjellshëm: thjeshtë mund të ketë pasur një mbingarkesë kognitive.
Zbulimi është publikuar më pas në Cognition Journal. /tesheshi.com/