Jo vetëm stimuluese, por kafja nuk na le që të flemë, pasi ngadalëson orën tonë të brendshme biologjike.
Një ekspres i pirë tre orë para gjumit, shtyn me 40 minuta aktivizimin e melatoninës, hormonit që rregullon ciklin gjumë- zgjim, duke e bërë më të vështirë fjetjen.
Kjo është një nga hiletë e kafeinës për të na mbajtur zgjuar, e zbuluar nga një studim i botuar në revistën shkencore “Science Translation Medicine”.
Studiuesit britanikë të Medical Research Council’s Laboratory of Molecular Biology në Cambridge, kultivuan qeliza duke i ekspozuar ndaj kafeinës dhe duke treguar se si kjo substancë është në gjendje për të ndryshuar orën kimike të çdo qelize të trupit të njeriut.
“Mund të jetë e dobishme nëse udhëtohet me avion nga në një vend në një tjetër të globit, marrja e kafeinës në momentin e duhur të ditës për të stimuluar organizmin të jetë i kthjellët”, thotë për BBC, John O’Neill njëri nga drejtuesit e studimit./tesheshi.com/