Mund të duket e çuditshme, por vendi më i ndotur në një avion nuk është tualeti. Ka shumë vende të tjera të cilat janë të mbushura me baktere dhe infeksione. Objekti më i ndotur është tavolina që ndodhet përpara çdo sedilje, duke qenë se është edhe një nga vendet që preket më së shumti.
Sajti në internet Travelmath ka ftuar një mikrobiolog për të testuar pesë aeroporte të ndryshme dhe katër udhëtime me destinacione jo të njëjta. Testet janë realizuar në objekte të ndryshme në çdo aeroport.
Sipërfaqet janë kontrolluar dhe testuar në lidhje me prezencën e ‘njësive që formojnë koloni’, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme dhe të shumta tek njerëzit. Sipas raportit, vendet më të ndotura janë: tavolinat, vendet e pulsanteve dhe pijeve. Këshillohet të mos fusni duart në gojë pasi keni prekur një tavolinë shqimi në avion apo vendin ku keni lënë pijet./tesheshi.com/