Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja cilët i trajtojnë mbeturinat spitalore të QKUK-ut në Prishtinë

by te Sheshi
16/06/2015
in Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja cilët i trajtojnë mbeturinat spitalore të QKUK-ut në Prishtinë
32
SHARES

Nga Bashkim Kastrati

Mbeturinat medicinale që dalin nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) paraqesin rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve dhe ambientin. E më të rrezikshme janë mbetjet organike njerëzore që dalin nga operacione të ndryshme kirurgjike dhe kjo për faktin se aktualisht nuk ka operatorë të licencuar për trajtimin e mbetjeve organike që dalin nga ndërhyrjet kirurgjike. Por trajtimin e tyre e bën një kompani që merret me trajtimin e mbeturinave të zakonshme sanitare. Me këtë sfidë po përballet për vite të tëra QKUK-ja.

Rreziqet potenciale nga mbeturinat e rrezikshme kryesisht ndërlidhen me sëmundjet infektive (AIDS, Hepatiti B dhe C, infeksionet e zorrëve, infeksionet e traktit respirator/frymëmarrjes, infeksionet e gjakut, infeksionet e lëkurës dhe të tjera).

qkuk1

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) ka dhënë vërejtje edhe për mënyrën e mbledhjes e të trajtimit të mbeturinave shëndetësore, ku gjetjet flasin se si këto mbetje shpesh përzihen me mbeturina të zakonshme, për çka paraqet rrezik të lartë, pasi ato mund të hidhen në deponi pa u sterilizuar.

ZAP gjatë inspektimit në QKUK ka vërejtur se ndarja fillestare e mbeturinave nuk bëhet në çdo rast, përveç tjerash, kompania kontraktuese nuk e bënë furnizimin e rregullt me këto mjete që shërbejnë për klasifikimin fillestar të mbeturinave. Sipas ZAP, ka raste kur mungojnë thasët, enët për ndarje, kontejnerët dhe në disa raste tjera ato janë të përziera me mbeturina tjera të zakonshme dhe nuk janë vendosur në vendin e gjenerimit të tyre (janë të vendosura nëpër korridore të klinikave).

“Si rrjedhojë, mbeturinat medicinale dhe mbeturinat medicinale potencialisht të rrezikshme shpesh përzihen me mbeturinat e zakonshme dhe përfundojnë në deponi të njëjtë”,thuhet në raport.

Gjithashtu ZAP ka vërejtur se mbeturinat e gjeneruara gjatë administrimit të izotopeve radioaktive, siç janë ampulat dhe shiringat për pacientët me kancer, nuk ndahen nga mbeturinat e tjera infektuese. Sipas raportit të ZAP, e njëjta situatë është edhe për magazinimin dhe deponimin, ku në të gjitha rastet këto mbeturina trajtohen në impiantin e sterilizimit (QKUK). Kjo praktikë mund të çojë në kontaminimin radioaktiv të stafit teknik dhe mjekësor.
“Gjatë vizitave në klinika të përzgjedhura si mostër në QKUK, kemi vërejtur se disa persona që mbledhin mbeturina, qofshin ata punëtorë të QKUK-së apo të kompanisë së kontraktuar, nuk janë të pajisur me rroba mbrojtëse dhe dorëza dhe nuk janë të trajnuar. Për më tepër, menaxhmenti i QKUK-së këtyre personave nuk u ka siguruar vaksinim kundër Hepatitit B, C dhe Tetanosit. Është përgjegjësi e zyrtarit përgjegjës për mbeturina të sigurojë që mbeturinat të menaxhohen nga personat kompetentë. Këto lëshime janë pasojë e drejtpërdrejtë e mosemërimit të këtij zyrtari nga ana e menaxhmentit”, thuhet në raportin monitorues.

Kosha mbeturinash të vendosura në korridore të QKUK-së

Ndër çështjet më shqetësuese është trajtimi i mbeturinave organike që dalin pas operacioneve të ndryshme, pasi që bëhet nga kopani të pa licencuara. Në mungesë të furrave për djegie, për trajtimin e mbeturinave patologjike (me origjinë njerëzore) meqë groposja e tyre paraqet të vetmen zgjidhje, institucionet shëndetësore kanë kontraktuar kompani publike të menaxhimit të mbeturinave komunale që të bëjnë trajtimin e tyre.

“Ne kemi gjetur se edhe këto kompani që merren me trajtimin – groposjen e tyre, janë të licencuara vetëm për menaxhimin e mbeturinave të zakonshme. Ligji parasheh që të gjitha kompanitë të licencohen për llojet e mbeturinave që i trajtojnë, ashtu siç duhet të licencohen edhe personat që i menaxhojnë ato”, tërheq vërejtjen zyra e auditimit.

Trajtimi nga persona të palicencuar mund të rezulton që mbeturinat të ekspozohen në atë mënyrë që të rrezikojnë shëndetin dhe mjedisin. Edhe asgjësimi alternativ i mbeturinave patologjike bëhet nga persona jokompetent.
QKUK: Mungesa e operatorëve të licencuar shqetësuese

Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK, ka thënë për tesheshi.com se sa i përket mbetjeve tjera si shiringa dhe mbetje tjera medicinale, ato asgjësohen në inseneratorin e QKUK, po ashtu edhe Spitalet e Përgjithshme kanë inseneratorë ndërsa mbetjet tjera qofshin medicinale, apo të tjera, klasifikohen në qese të ndryshme, me ngjyra të ndryshme, varësisht nga lloji i mbeturinave që kanë.

“Vërejtje e auditorit ka qenë se nuk ka kompani të specializuar për tu marrë me mbetje medicinale, kjo paraqet problem edhe për QKUK”, ka thënë Fazliu.

Ndërsa sa  i përket mbetjeve të ndryshme gjatë amputimeve, apo edhe placentave në gjinekologji, ai thotë se ato mblidhen me komision nga sektori teknik  dhe më pastaj nga kompania “Pastrimi” bëhet varrosja e tyre.

Ai thotë se në vitin e kaluar kanë qenë 10290 lindje dhe po aq placenta. Pas daljes nga mitra placentat  futen me një qese plastiku ku shënohen të dhënat dhe futen ne frigorifer me ngrirje të thellë, ku dhe bëhet grumbullimi i tyre.

“Fatkeqësisht ne nuk kemi përfitim material nga placentat sepse ato mundë të përdoren në industrinë e kozmetikes si dhe për prodhimin e hormoneve, por pasi që në Kosovë nuk kemi  këtë lloj industrie ato asgjësohen. Pesha mesatare e një placente është 400-500 gramë.  Pasi që i grumbullojmë në Klinikën Gjinekologjike, i thërrasim shërbimet teknike ku bëhet pranim dorëzimi i tyre me komision pre 3 anëtareve”, theksoi Fazliu. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Një anë e errët e Papës së ri
Sociale & Shoqëri

Një anë e errët e Papës së ri

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Next Post
Qyteti më i pastër në botë, është tërësisht ekologjik dhe pa makina

Qyteti më i pastër në botë, është tërësisht ekologjik dhe pa makina

Të gjithë në pritje të Galaxy Note 5, ja kur del në treg

Të gjithë në pritje të Galaxy Note 5, ja kur del në treg

Viktimat e Kumanovës, Maqedonia vonon dorëzimin e autopsisë

Viktimat e Kumanovës, Maqedonia vonon dorëzimin e autopsisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni