Ish-kreu i Financave në qeverinë Rama, Arben Ahmetaj, tha se te opozita ka njerëz të mençur me të cilët është e mundur krijimi i një klime politike normale.
I ftuar në “5 Pyetje nga Babaramo”, në studion e këtij të fundit, Ahmetaj tha “nuk është molotovi instrumenti i zgjedhjes. Andej ka njerëz racionalë me tru në kokë që nuk do ta prekin votën, por ka edhe Kod Penal. Ata nuk janë budallenj”.
Sipas tij, zgjedhjet do të zhvillohen normalisht më 30 qershor.
“Ne po përgatitemi për zgjedhje në 30 qershor, do të ketë qetësi absolute, nuk guxon njeri t’i prekë zgjedhjet.
Nuk jemi armiq me PD-në, boll urrejtje, por vota e ndan fitoren”, tha Ahmetaj. /tesheshi.com/