Ish-numri dy i të rinjve socialistë, Juxhin Çela, ka ndarë me publikun një përvojë të tij aspak të këndshme, madje ofruar dhe me foto, kur dikush e ka goditur në fytyrë duke e çuar madje deri në regjim shtrati. E sipas tij, krejt kjo ndodhi për shkak se i erdhi në ndihmë një të moshuare.
“Dje pak para mesnate shikoj nje grua ne moshe qe po konfliktohej me nje grup te rinjsh te cilet e rrezuan ne toke pas perplasjes verbale, instiktivisht sapo perballem me kete skene perpara meje menjehere vrapoj per te ndihmuar gruan ne nevoje dhe ndare palet e perfshira ne konflikt, por nje i mitur shqiptar aty kishte doreze hekuri dhe me goditi.
Ndjej se bera aktin e duhur pertej se familjet qe nuk edukojne femijet e tyre me vlerat bazike per te jetuar ne komunitet jane nje realitet dhe kjo do me sjelli 10 dite me regjim shtrati.
Kete sqarim e bej per te shmangur telefonin e prishur, faleminderit kujtdo qe me ka uruar sherim”, ka shkruar ish-n/kryetari i FRESH-it. /tesheshi.com/