Ish-kryeministri Isa Mustafa, ka ngacmuar ish-deputetin e partisë së tij, Shpejtim Bulliqi si dhe kryeministrin Haradinajn, duke thënë se LDK nuk mund të votojë të gjetura të caktuara për kufirin të cilat janë të bazuara në kutet e tyre.
“Natyrisht që ne nuk do të votojmë çdo të gjetur, por do të votojmë çdo marrëveshje shtetërore që është në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Asnjë gjetje të njëanshme nuk do të votojë LDK-ja, por vetëm ato që janë të vërteta dhe që ndërlidhen me marrëveshje shtetërore, sepse nuk është kjo marrëveshje e njëanshme. Kufiri nuk mund të vihet me marrëveshje të njëanshme e as me kutet e Shpëtim Bulliqit e të Ramush Haradinajt, por mbi bazën shkencore, mbi bazën profesionale dhe mbi bazën e një marrëveshje të dyanshme në mes të dy shteteve”, tha Mustafa.
Kreu i LDK-së më tej ka deklaruar se kufi mes një shteti nuk ka, por ka kufi të dy shteteve. /tesheshi.com/