Një peshkatar, nga qyteza e Knox në Pensilvani të SHBA-ve kishte humbur iPhone-in e tij, i cili kishte përfunduar në liqen, teksa po mblidhte rrjeten e peshkimit.
Pajisja është rigjetur pas një viti nga një inxhinier, i cili po kontrollonte bazamentin e liqenit që ishte tharë për disa kontrolle. Telefoni ishte i zhytur në 15 cm baltë.
Inxhinieri e mori iPhone-in në shtëpi, e pastroi dhe e futi në oriz për dy ditë. Pasi e karikoi, telefoni filloi të punonte. Kuptohet, nuk ishte sikur të kishet dalë nga kutia, por funksiononte akoma për mrekulli.
Me anë të rubrikës, inxhinieri arriti të gjente pronarin e telefonit, të cilit ia dorëzoi. /tesheshi.com/