Fotografi italian, Valerio Vincenzo i ka kaluar tetë vitet e fundit duke fotografuar kufijtë e brendshëm të Europës, që do të thotë ato të 26 vendeve dhe 16.500 kilometra që mund të kalohen lirisht.
Imazhet e qeta që ai përcjell, të doganave të braktisura, plazheve e pyjeve ku kalojnë kufijtë, vendosin në dyshim ekzistencën gjeografike të caqeve dhe identiteteve kombëtare.
Projekti i tij i quajtur “Kufijtë, linjat e paqes” do të ekspozohet në selinë e UNESCO-s në Paris në muajin shtator.
Ja çfarë thotë fotografi në një intervistë me CNN për projektin e tij dhe dëshirën për një Europë të para vitit 1914 pa kontrolle kufitare.
Marrëveshja europiane e Shengenit është një frymëzim i çuditshëm për një projekt artistik apo jo?
Marrëveshja e Shengenit solli krijimin e zonës Shengen e që prej vitit 1995 ka lejuar europianë të lëvizin lirisht, të jetojnë dhe punojnë në shumë vende europiane, që aktualisht janë 26.
Kjo ishte e paimagjinueshme gjatë Luftës së Ftohtë dhe ndoshta është ngjarja më e rëndësishme historike në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Doja t’i jepja vend këtij ndryshimi radikal.
Zonat kufitare nuk janë veçanërisht fotozhenike, apo janë ?
Unë shfaq imazhe që janë shumë të ndryshme nga ato që ne kemi tendencën të asociojmë me nocionin e kufijve, që janë gardhe, tela me gjemba dhe patrulla.
Duke treguar peizazhe shumë të qeta e paqësore të kufijve, unë vë në dyshim domethënien e tyre në ditët e sotme. Dua të flas për kufijtë e së ardhmes, më shumë sesa për ato të së kaluarës.
Cila ë shtë fotografia e parë e serisë ?
Fotografia e parë është shkrepur në vitin 2007 dhe tregon ndërtesën e doganës midis Francës dhe Belgjikës që është shndërruar në një dyqan çokollatash.
Kur nisa punën, isha i interesuar në shfaqjen e të gjitha doganave, por shpejt projekti u bë më intrigues nga peizazhet e zonave kufitare.
Ju pë rdorni një Hasselblad 1964 me lente 50mm. Përse keni zgjedhur teknikë vintage?
Kisha nevojë për një kamera të fortë që nuk ka nevojë për bateri dhe që prodhon imazhe të një rezolucioni shumë të lartë. Më pëlqen gjithashtu fakti që çdo film që përdor ka 12 fotografi
Sa më pak fotografi të kem mundësi të shkrep, aq më shumë do mendohem përpara se të bëj një .
A keni një fotografi të preferuar?
Imazhin e kufirit mes Italisë dhe Zvicrës të mbuluar nga dëbora.
Më pëlqen kompozicioni thelbësor i saj.
Cilat janë mundësitë që ju keni patur si anëtar i brezit të Shengenit, si e përshkruani veten?
Unë kam lindur në Itali, kam jetuar në Francë 10 vjetët e fundit dhe kam marrë shtetësi franceze, ndërsa tani qëndroj në Holandë .
Kjo, pa detyrimin e letrave, unë mund të udhëtoj por edhe të jetoj dhe punoj në çdo kohë në secilin nga 26 vendet anëtare të zonës Shengen.
E mbaj mend akoma kur erdha së pari në Francë në 1993, pak përpara marrëveshjes së Shengenit, të merrja një leje qëndrimi ishte një makth.
Liria e lëvizjes është vënë në dyshim nga kriza më e fundit e emigrantëve në Europë , sidomos në vendet e tua Itali dhe Francë.
Rivendosja e përkohshme e kontrolleve në kufirin franko-italian dhe muri midis Greqisë dhe Turqisë sikundër edhe gardhet në enklavën spanjolle të Melilla apo muri që po ndërtohet midis Hungarisë dhe Serbisë , më bëjnë të më vijë turp dhe të ndihem i trishtuar.
Mendoj se duhet të mësojmë nga historia, pasi ka shumë për të na mësuar.
Pengesat mes vendeve dhe muret mes popujve mund të japin përshtypjen se zgjidhin situata në terma afatshkurtër, por aktualisht ato nuk kanë qenë kurrë zgjidhje e efektshme për Europën, si dhe për pjesën tjetër të botës.
Cila është zgjidhja?
Ashtu si thotë Stefan Zweig në veprën “Bota e së djeshmes” përpara 1914-ë s, nuk kishte pasaporta, viza, leje apo autorizime që kërkoheshin, dhe secili mund të udhëtonte lirisht në të gjithë botën.
E di që kjo tingëllon utopike në ditët e sotme, ashtu si Europa që unë tregoj në fotografitë e mia tingëllonte utopike më pak se 50 vjet më parë .
Unë besoj fort se duhet të punojmë drejt një lirie lëvizjeje si ajo e para vitit 1914 për të gjithë .
Kjo duhet të jetë një e drejtë themelore për secilin individ.
Fotografitë tuaja shfaqin edhe njerëz të zakonshëm të takuar rastësisht në zonat e kufirit.
Kam takuar shumë njerëz gjatë këtij projekti. Kam dëgjuar shumë histori të lidhura me kufijtë që ekzistonin dikur, familje të ndara më dysh, histori trafiku dhe jetësh aventuriere të ish-doganierëve.
Mbledhja e këtyre historive është një punë tjetër, që shpresoj ta bëjë dikush në mos është duke e bërë .
Si ishte udhëtimi i fundit në caqet e BE-së ?
Udhëtova përgjatë kufijve të BE-së në Kroaci dhe në Rumani.
Nga viti 2007 deri në 2013, kalova kufijtë e Shengenit më shumë se një mijë herë pa treguar farë kartën e identitetit, por në këtë udhëtim, u ndalova shumë herë nga kontrollet kufitare.
Pata përshtypjen e pakëndshme se kisha kërcyer në një të kaluar surreale dhe iracionale. Pres me padurim që këto vende të BE-së të bashkohen me zonën Shengen sa më shpejt. /tesheshi.com/