Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fotoreportazhi: Europa zhduku kufijtë e brendshëm, por po ngre mure jashtë saj

by te Sheshi
17/08/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Fotoreportazhi: Europa zhduku kufijtë e brendshëm, por po ngre mure jashtë saj

Fotografi italian, Valerio Vincenzo i ka kaluar tetë vitet e fundit duke fotografuar kufijtë  e brendshëm të Europës, që do të  thotë  ato të 26 vendeve dhe 16.500 kilometra që  mund të  kalohen lirisht.

Imazhet e qeta që  ai përcjell, të  doganave të braktisura, plazheve e pyjeve ku kalojnë kufijtë, vendosin në dyshim ekzistencën gjeografike të  caqeve dhe identiteteve kombëtare.

Projekti i tij i quajtur “Kufijtë, linjat e paqes” do të  ekspozohet në  selinë  e UNESCO-s në  Paris në  muajin shtator.

Ja çfarë  thotë  fotografi në  një  intervistë  me CNN për projektin e tij dhe dëshirën për një  Europë  të  para vitit 1914 pa kontrolle kufitare.
val

Marrëveshja europiane e Shengenit është  një  frymëzim i çuditshëm për një projekt artistik apo jo?

Marrëveshja e Shengenit solli krijimin e zonës Shengen e që prej vitit 1995 ka lejuar europianë  të  lëvizin lirisht, të  jetojnë dhe punojnë  në  shumë  vende europiane, që  aktualisht janë  26.

Kjo ishte e paimagjinueshme gjatë  Luftës së Ftohtë  dhe ndoshta është  ngjarja më  e rëndësishme historike në  Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Doja t’i jepja vend këtij ndryshimi radikal.

Zonat kufitare nuk janë veçanërisht fotozhenike, apo janë ?

Unë  shfaq imazhe që janë  shumë të ndryshme nga ato që ne kemi tendencën të asociojmë  me nocionin e kufijve, që  janë  gardhe, tela me gjemba dhe patrulla.

Duke treguar peizazhe shumë  të  qeta e paqësore të  kufijve, unë vë në  dyshim domethënien e tyre në  ditët e sotme. Dua të  flas për kufijtë  e së  ardhmes, më  shumë  sesa për ato të së kaluarës.

Cila ë shtë  fotografia e parë  e serisë ?

Fotografia e parë është shkrepur në  vitin 2007 dhe tregon ndërtesën e doganës midis Francës dhe Belgjikës që  është  shndërruar në  një  dyqan çokollatash.

Kur nisa punën, isha i interesuar në  shfaqjen e të gjitha doganave, por shpejt projekti u bë më  intrigues nga peizazhet e zonave kufitare.

 Ju pë rdorni një  Hasselblad 1964 me lente 50mm. Përse keni zgjedhur teknikë vintage?

Kisha nevojë për një  kamera të fortë që  nuk ka nevojë  për bateri dhe që  prodhon imazhe të  një  rezolucioni shumë  të  lartë. Më  pëlqen gjithashtu fakti që çdo film që  përdor ka 12 fotografi

Sa më  pak fotografi të  kem mundësi të shkrep, aq më  shumë do mendohem përpara se të  bëj një .

A keni një  fotografi të  preferuar?

Imazhin e kufirit mes Italisë  dhe Zvicrës të  mbuluar nga dëbora.

Më  pëlqen kompozicioni thelbësor i saj.

Cilat janë  mundësitë  që  ju keni patur si anëtar i brezit të  Shengenit, si e përshkruani veten?

Unë  kam lindur në Itali, kam jetuar në  Francë 10 vjetët e fundit dhe kam marrë  shtetësi franceze, ndërsa tani qëndroj në  Holandë .

Kjo, pa detyrimin e letrave, unë  mund të  udhëtoj por edhe të  jetoj dhe punoj në çdo kohë  në  secilin nga 26 vendet anëtare të  zonës Shengen.

E mbaj mend akoma kur erdha së  pari në  Francë  në 1993, pak përpara marrëveshjes së Shengenit, të  merrja një  leje qëndrimi ishte një  makth.

Liria e lëvizjes është  vënë  në  dyshim nga kriza më  e fundit e emigrantëve në  Europë , sidomos në  vendet e tua Itali dhe Francë.

Rivendosja e përkohshme e kontrolleve në  kufirin franko-italian dhe muri midis Greqisë  dhe Turqisë  sikundër edhe gardhet në  enklavën spanjolle të  Melilla apo muri që  po ndërtohet midis Hungarisë  dhe Serbisë , më  bëjnë  të  më  vijë  turp dhe të  ndihem i trishtuar.

Mendoj se duhet të  mësojmë  nga historia, pasi ka shumë  për të  na mësuar.

Pengesat mes vendeve dhe muret mes popujve mund të  japin përshtypjen se zgjidhin situata në  terma afatshkurtër, por aktualisht ato nuk kanë  qenë  kurrë  zgjidhje e efektshme për Europën, si dhe për pjesën tjetër të  botës.

 Cila është  zgjidhja?

Ashtu si thotë  Stefan Zweig në  veprën “Bota e së  djeshmes” përpara 1914-ë s, nuk kishte pasaporta, viza, leje apo autorizime që  kërkoheshin, dhe secili mund të  udhëtonte lirisht në  të  gjithë  botën.

E di që  kjo tingëllon utopike në  ditët e sotme, ashtu si Europa që  unë  tregoj në  fotografitë  e mia tingëllonte utopike më  pak se 50 vjet më  parë .

Unë  besoj fort se duhet të  punojmë  drejt një  lirie lëvizjeje si ajo e para vitit 1914 për të  gjithë .

Kjo duhet të  jetë  një  e drejtë  themelore për secilin individ.

Fotografitë  tuaja shfaqin edhe njerëz të  zakonshëm të  takuar rastësisht në  zonat e kufirit.

Kam takuar shumë  njerëz gjatë  këtij projekti. Kam dëgjuar shumë  histori  të  lidhura me kufijtë  që  ekzistonin dikur, familje të  ndara më  dysh, histori trafiku dhe jetësh aventuriere të  ish-doganierëve.

Mbledhja e këtyre historive është  një  punë  tjetër, që  shpresoj ta bëjë  dikush në  mos është  duke e bërë .

Si ishte udhëtimi i fundit në caqet e BE-së ?

Udhëtova përgjatë  kufijve të  BE-së  në  Kroaci dhe në  Rumani.

Nga viti 2007 deri në  2013, kalova kufijtë  e Shengenit më  shumë  se një  mijë  herë  pa treguar farë  kartën e identitetit, por në  këtë  udhëtim, u ndalova shumë  herë  nga kontrollet kufitare.

Pata përshtypjen e pakëndshme se kisha kërcyer në  një  të  kaluar surreale dhe iracionale. Pres me padurim që  këto vende të  BE-së  të  bashkohen me zonën Shengen sa më  shpejt. /tesheshi.com/

border 5
border 1
border
border 11
border 7
border 9

border10
border 4

Related Posts

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi
Analizë

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi

15/05/2025
Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Next Post
Shkencëtarët paralajmërojnë zgjatjen e ndikimit El Niño, na pret një dimër i paparashikueshëm

Shkencëtarët paralajmërojnë zgjatjen e ndikimit El Niño, na pret një dimër i paparashikueshëm

Si të dallojmë se cila dhimbje koke është e rrezikshme (bëni shumë kujdes dhe lexojeni me vëmendje)

Si të dallojmë se cila dhimbje koke është e rrezikshme (bëni shumë kujdes dhe lexojeni me vëmendje)

DW: azilkërkuesit nga Ballkani, problem i elitave të dështuara politike

DW: azilkërkuesit nga Ballkani, problem i elitave të dështuara politike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni