Saimir Pirgu, tenori elbasanlli me famë botërore, është shprehur i trishtuar nga fakti se në mediat e huaja, perceptimi për Shqipërinë vijon të jetë negativ.
Dhe, duke iu referuar zhvillimeve të fundit poltike, shoqëruar dhe akte dhunë, Pirgu në një intervistë për TCH përcolli trishtimin e tij me një frazë brilante: “…do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rekuperoj një gomë të djegur…”
“Keq më vjen, por ky perceptim i mediave të huaja të sinkronizuara sikur në Shqipëri është Mesjetë u bënë 20 vjet që e teprojnë. Është përgjegjësi e politikës shqiptare. Dhe flas të të gjitha krahëve politike që këto gjëra të mos përsëriten. Sepse imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë shumë i rëndë.
Dhe do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rekuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë”, tha artisti i njohur shqiptar i skenave botërore. /tesheshi.com/