Ilir Meta ka dalë pa “njollë” si për dosjet ashtu edhe për dekriminalizimin.
Një formalitet ky pasi si deputet dosja e tij është verifikuar nga KQZ për dekriminalizimin ndërkohë që për Sigurimin e Shtetit bëhet për herë të parë.
Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla i kërkoi Autoritetit Shtetëror të Dosjeve zyrtarisht që të verifikonte kandidatin për president, Ilir Meta.
Kërkesa është bërë dje në mbrëmje, ndërsa sot drejtuesja e këtij institucioni, Gentiana Sula i tha Top Channel se Ilir Meta rezulton i pastër dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për të kandiduar.
Certifikimi ka ardhur edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që kujdeset për çështjen e dekriminalizimit./tesheshi.com/