Teksa Berisha ka qenë duke folur sot në parlament, kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka reaguar heraherës duke dashur të kundërsulmojë në fakte dhe argumente. Dhe për herë të parë, ridel në skenë emri i Dritan Priftit, njeriu që e ka akuzuar rëndë Metën, por që më pas uli tonet ndaj tij. Kohët e fundit, ka dalë një fakt që tregon se Prifti dhe Doshi janë bashkëaksionere në një pulari. Në fillim u duk si humor një thënie e Metës drejtuar Berishës, që i tha se e nisi si lider demokracie e po përfundon si aksioner pularie. Por pas disa minutash, kur dhe akuzat e Berishës prekën ekstremet, Meta reagoi duke i përmendur për herë të parë emrin e djalit, Shkëlzenit. Më pas, kreu i Kuvendit tha se gjithçka ishte një lojë e përgatitur mes Pritit e Doshit, duke lënë të nënkuptuar se mes të dyve qëndronte dhe Shkëlzen Berisha. Akuza e Metës, është mbështetur së fundi dhe nga deputeti Paulin Sterkaj. Edhe sipas këtij të fundit, kjo ka qenë një lojë e Dritan Priftit. /tesheshi.com/