Edhe Kosova e ka “çështje dite” ikjen masive, që në fakt aty nisi 1 vit e gjysmë para Shqipërisë në përmasat që është sot ky fenomen, kudo në rajon.
Edhe aty gjithashtu është çështje e debatit politik, më saktë akuzave.
Kështu, kryeministri Kurti u përball së fundi me statistika akuzuese nga kreu i LKD-së, i cili i kujtoi shifrat e ikjeve nën qeverisjen e tij. “Të dhënat në vend tregojnë se 44 mijë kosovarë kanë lëshuar Kosovën gjatë qeverisjes së tij të parë 2021, e 61 mijë të tjerë gjatë 6 muajve të parë të këtij viti. Pra, nga10 mijë punëtorë po i humbi çdo muaj. A është kjo shpresa e premtuar për qytetarët e Kosovës? Kjo më nuk është gjendje normale”, tha Ludmir Abdixhiku.
Por ky i fundit duhet ta ketë parasysh se ikjet nuk nisin me qeverisjen Kurti. Ato datojnë që në janar-shkurt të 2015-ës, me mbushjen e autobusëve drejt Gjermanisë në Stacionin e Prishtinës, kohë kur Kosova qeverisej nga LDK-ja që ai drejton sot me kryeministër Isa Mustafën. /tesheshi.com/