Ylli i Hollivudit Robert De Niro është nën shok që dje, nga humbja e nipit adoleshent.
Në një deklaratë përmes përfaqësuesit të tij citohet të ketë thënë: “Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të nipit tim të dashur, Leos. Ngushëllimet nga të gjithë ju vlerësohen shumë. Ne kërkojmë privatësi për të mbajtur zi për humbjen e tij.”
Menjëherë pasi lajmi u shpërnda në internet, paparacët panë De Niron duke bërë daljen e tij të parë publike që ky rast tragjik.
Aktori 79-vjeçar, i veshur me një maskë mbrojtëse për fytyrën, u pa duke dalë nga shtëpia e tij në Upper East Side me një gazetë në dorë përpara se të hipte në një makinë, e cila më pas e çoi në shtëpinë e funeralit Frank E. Campbell aty pranë, sipas Daily. Post.
Sipas të njëjtave informacione, De Niro ka shkuar në shtëpinë e funeralit me prindërit e Leandros, nënën e tij Drena dhe ish-bashkëshortin e saj, Carlos Rodriguez. Më pas ai u kthye në shtëpinë e tij në Manhatan pasi organizoi funeralin e nipit të tij.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar, autoritetet e New York-ut zbuluan atë që dukej të ishte drogë dhe mjete droge në vendin e vdekjes së 19-vjeçarit.
Kjo i bëri ata të besonin se vdekja e adoleshentit De Niro ishte për shkak të një mbidoze. Ende pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore. /tesheshi.com/