Një shtetas shqiptar ka qëlluar me pistoletë tre herë në drejtim të një mjeku maqedonas, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së hënës në spitalin shtetëror në Shkup.
Emri i shqiptarit “atentator” nuk është bërë i ditur ende, po ashtu dhe i dy personave të tjerë që kanë qenë me të e që janë ndaluar nga policia, por sipas të dhënave të deritanishme, thuhet se mjeku kirurg Lubomir Ognjenoviç, është qëlluar me pretendimin se nuk e ka kryer si duhet detyrën e përkujdesit mjekësor ndaj gruas së sëmurë e cila ka ndërruar jetë më pas.
Për kirurgun Ognjenoviç thuhet se është jashtë rrezikut për jetën dhe se i është nështruar një operacioni në këmbë, aty ku ka marrë dhe plumbat. /tesheshi.com/