Burgim të përjetshëm ka kërkuar prokuroria e Shkodrës për për 27-vjeçarin Sokol Mjacaj që vrau dy turistë çekë verën e këtij viti, çiftin Michael Svatos dhe Anna Kosinova, përkatësisht 27 dhe 36 vjeçe.
Siç dihet, Mjacaj e ka pranuar krimin dhe madje ka kërkuar mëshirë nga gjykata.
Ai ka thënë se vrasjen e dyfishtë e ka bërë për t`i grabitur të huajt, duke rrëfyuer detaj pas detaj krimin.
Vrasja e dy turistëve çekë tronditi mbarë opinionin ato ditë, ndërsa vrasësi u gjend brenda dy ditësh.
Për Mjacajn thuhet se është dhe individ me dezikuilibër mendor. /tesheshi.com/