Një burrë që ishte në arrati në një pjesë rurale të Zelandës së Re, mori me qira një helikopter për të fluturuar në stacionin e policisë dhe të dorëzohej, shkruan BBC.
James Bryant, i cili përballet me akuza për sulm, ishte fshehur në qytetin e vogël verior të Otago për pesë javë.
Ai u tha mediave lokale se kishte një kohë “të shkëlqyer” atje, por se tani ishte gati të largohej nga vendi “në mes të askundit”.
Avokati i tij, Arthur Taylor, i cili ndërmjetësoi në arrestimin paqësor, tha se ai i mori Bryant shampanjë dhe fruta deti gjatë rrugës për në stacion.
Taylor, një ish i burgosur i profilit të lartë aktualisht me kusht, u tha gazetarëve jashtë Stacionit Qendror të Policisë Dunedin: “Ishte vakti i tij parë i denjë për disa javë”.
Akuzat me të cilat përballet Bryant përfshijnë sulm me armë, plagosje me qëllim për të shkaktuar lëndime dhe tre akuza për zbulimin e komunikimeve të dëmshme dixhitale.
Policia ka paralajmëruar publikun se e konsideron atë të rrezikshëm dhe se duhet të shmanget.
Bryant i tha Otago Daily Times – e cila titulloi historinë e tij “Fluturimi për në Drejtësi” – se ai praktikoi “shumë yoga” gjatë qëndrimit të tij në Waianakaru, por përfundimisht vendosi të dorëzohej sepse ishte i shqetësuar se do të etiketohej si një rrezik për mjedisin.
Ai kontaktoi Taylor për ta kërkuar që të organizonte një arrestim paqësor. Të dy e kishin njohur njëri-tjetrin që më parë, pasi Bryant ndihmoi në hartimin e faqes në internet të Taylor.
Bryant pagoi vetë helikopterin, tha Taylor për Stuff.nz sepse ai “donte të vinte me një stil të shkëlqyeshëm”. /tesheshi.com/