Policia hungareze përdori gazin lotsjellës dhe ujë me presion për të detyruar refugjatët të kthehen pas ndërsa ata shpërthyen portat që mbyllin kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.
Me qindra njerëz janë grumbulluar në një pikëkalimi kryesor në afërsi të qytetit hungarez Roszke, në një përballje të tensionuar me policinë që i ruan në anën tjetër të kufirit.
Njerëzve po iu soset durimi e disa prej tyre kanë hedhur shishe uji e gurë ndaj policisë. Ata kërkojnë të kalojnë kufirin për të vazhduar rrugën drejt Gjermanisë.
Pikëkalimi në Roszke është përdorur deri më tani nga dhjetëra mijë refugjatë që kanë hyrë në zonën e përbashkët Shengen, që lejon udhëtimin pa kufizime. /tesheshi.com/