Maskat nuk garantojnë mbrojtje të plotë, por ato potencialisht zvogëlojnë sasinë e virusit që përdoruesi i tyre thith.
Kjo thuhet në një studim të botuar në prestigjioze New England Journal of Medicine (NEJM).
“Hipoteza jonë është kjo – nëse më shumë virus (ose inokul) hyn në trupin tuaj, ju do të jeni më të sëmurë”, tha bashkëautorja e studimit Monica Gandhi, një infektologe në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco.
Maskat mendohet se zvogëlojnë sasinë e virusit dhe rrisin numrin e infeksioneve asimptomatike.
Gandhi thotë se infeksionet asimptomatike shoqërohen me një përgjigje më të fortë të limfociteve T, një lloj i qelizave të bardha të gjakut, që i përgjigjen COVID-19.
“Ne besojmë se maskat mund të shkaktojnë një përgjigje imune dhe të veprojnë si një lloj ure ndaj vaksinës,” tha Gandhi, duke shtuar se shkencëtarët po fillojnë disa studime për të provuar teorinë e tyre.
Sipas drejtorit të kërkimeve mjekësore në Institutin Pasteur në Paris, gjithçka tani është vetëm një teori, por shumë argumente janë në favor të tyre.
Teoria e tyre të kujton “variolacionin”, një teknikë rudimentare e përdorur para ardhjes së vaksinës dhe që kishte të bënte me ekspozimin e njerëzve të shëndetshëm ndaj formave më të lehta të sëmundjes në përpjekje për t’i inokuluar kundër formave më të rënda.
Kështu, kore të thata të lisë në shekullin e 18-të u ‘frynë’ në vrimat e hundës së njerëzve të shëndetshëm. Variacione të tilla ndonjëherë ishin fatale për pacientët.
Një artikull në NEJM tregon se ekspozimi ndaj dozave të vogla të virusit rrit imunitetin.
“Eshtë një teori interesante me një hipotezë të arsyeshme”, komentoi Archie Clements, zëvendësdekani në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Curtin në Australi. Por shumë ekspertë janë skeptikë.
Angela Rasmussen, një virologe në Universitetin Columbia, thotë se ajo është “mjaft skeptike se kjo është një ide e mirë” pasi nuk ka asnjë provë që një dozë më e ulët e virusit do të thotë gjithashtu një sëmundje më e lehtë.
Ajo shton se nuk dihet shumë për kohëzgjatjen dhe nivelin e imunitetit.
“Eshtë një ide interesante, por është shumë e panjohur për të qenë në gjendje të themi se maskat mund të përdoren si një mjet për të imunizuar njerëzit kundër koronavirusit,” theksoi ajo. /tesheshi.com/