Për herë të parë gjuha shqipe flitet në Parlamentin e Malit të Zi në një formulë protokollare.
Nënkryetari i sapozgjedhur i këtij parlamenti, shqiptari Genci Nimanbegu, siç e kishte premtuar betimin e ka bërë në shqip dhe kjo është pranuar edhe nga partia në pushtet.
Në fakt, etnitë e tjera të gjitha flasin gjuhën amëtare, përkatësisht gjuhën serbo-kroate, e cila është gati-gati identike për shumicën e popujve të ish-Jugosllavisë.
Nimanbegu, deputet i koalicionit “Shqiptarët te Vendosur” është zgjedhur n/kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, si post politik i marrëveshtjes me Partinë Demokratike të Socialistëve.
Emërimi i Nimanbegut në këtë post të lartë është miratuar me 42 vota pro, aq sa ishin deputetë të pranishëm në sallë. /tesheshi.com/