Atmosfera e dendur e Venusit përveçse krijon një efekt të jashtëzakonshëm serë duke e bërë planetin një ferr të vërtetë, ajo pengon njëkohësisht edhe vëzhgimin e tij.
Por një studim i realizuar me anë të rrezeve infra të kuqe nga një observator gjerman ka studiuar një vullkan të frikshëm, i cili gjendet në këtë planet. Është një vullkan me një diametër plot 200 km dhe plotësisht aktiv.
Një sërë anomalish në krye të këtij mali gjigand mendohet se janë dalje llave. Sipas studimeve të ndryshme, emetimet e rrezeve infra të kuqe të bëjnë të mendosh për një aktivitet të madh vullkanit në sipërfaqe të këtij planeti. /tesheshi.com/