Hëna po bombardohet vazhdimisht me meteorë, të cilët po e ndryshojnë pamjet e sipërfaqes së saj. Ky zbulim është bërë nga Universiteti Shtetëror i Arizonës në Shtetet e Bashkuara, i cili ka zbuluar se ndryshimet që po ndodhin në sipërfaqen e satelitit natyror të tokës janë më të shpeshta nga sa ishte menduar. 222 kratere janë formuar vetëm në 7 vitet e fundit, një sasi kjo e paimagjinueshme deri tani, e që e kalon pritshmerinë me 33 për qind.
Ky zbulim është i jashtëzakonshëm dhe sjell risi të shumga në fushën e shkencës. Pas këtij zbulimi mund të ndyshojë edhe datimi i vjetërsisë së Hënës. Janë pikërisht përplasjet e meteorëve që mund të përdoren si intrumente për të kuptuar origjinën e satelitit.
Në dritën e këtyre zbulimeve do të duhej të riprogramohej edhe realizimi i strukturave të përkohshme, duke marrë parasysh impaktin e mundshëm. Duket më afërmendsh që stacionet e ardhshme të bëhen nën sipërfaqen e Hënës. /tesheshi.com/