Komisioneri Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojë Kosovën më 24-25 mars. Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me udhëheqësit politikë të Kosovës, ndërsa do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e Kompleksit të Pallatit të Drejtësisë, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës. Njoftimi iu dërgua tesheshi.com nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Vizita e Komisionerit Evropian Johannes Hahn në Kosovë pason vizitën në Shqipëri.