Videoja e filmuar nga një kamerë e sigurisë në një qendër tregtare të Pekinit, tregon një grua duke dalë përjashta me hapa të shpejtë dhe me gjithë vëmendjen e përqendruar në telefonin e saj.
Pavarësisht se një shatërvan i madh shtrihej m’u në mes të korridorit të gjerë të Qendrës Tregtare të Pekinit, zonja e hutuar nuk e ka vënë re fare atë.
Këtë mund ta kuptoni lehtësisht në momentin që gruaja pa e pasur mendjen bie brenda në ujin e ftohtë të shatërvanit.
Ajo arrin të ngrihet shpejtë në këmbë dhe del jashtë shatërvanit e tëra e lagur. Pasi kupton se e gjithë ngjarja është regjistruar në kamera, ajo mbulon fytyrën dhe nxiton me shpejtësi përjashta.
Por, për fat të keq për fanatikët e telefonave, klipi është shpërndarë tashmë në mënyrë virale me dhjetëra mijëra herë në mediat sociale./tesheshi.com/