Ministri grek i Financave Janis Varogakis, tha se vendi i tij mund të thërrasë një referendum apo zgjedhje të parakohshme nëse vendet e eurozonës refuzojnë planet e Athinës për zgjidhjen e krizës së borxhit dhe nuk e stimulojnë ekonominë e saj.
Paralajmërimi Varogakis erdhi përpara takimit të ardhshëm të Euro-Grupit që do të mbahet dnë kryeqytetin belg, Bruksel.
Një zyrtar grek i tha gazetës Corriere de la Serra se: “Problemet do të nisin në qoftë se ministrat e Eurozonës i refuzojnë shtatë reformat e mëdha financiare të propozuara nga Greqia me anë të të cilave përfiton këstin e rradhës së fondit të shpëtimit.” /tesheshi.com/