Reperi i njohur shqiptar, Gold AG ka kundërshtuar ashpër tezat e analistit Kastriot Myftaraj lidhur me betejën e Kumanovës, njofton agjencia INA. Ky i fundit ka aluduar se disa nga luftëtarët e Kumanovës janë paguar nga Qeveria e Gruevskit.
Gold AG kundërshtoi ashpër këtë tezë duke thënë se Beg Riza me shokë kanë shkuar për ta mbrojtur popullatën civile në Kumanovë.
“Ata nuk mund të quhen ushtria e Gruevskit sepse e kanë dëshmuar heroizmin e tyre edhe në të gjitha luftërat shqiptare në Ballkan, si në Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës. Ata nuk kanë mundur të manipulohen për para. Është e mundur që njëri te jetë manipuluar dhe asnjëherë të gjithë. Pre e këtyre mashtrimeve mund të jemi secili”, është shprehur ai në një debat televiziv në Tiranë.
“Pasha Allahun veç le të krisë lufta si duhet me krisë, i pari do të shkoj. Kam dëshirë edhe unë të vdes si Beg Rizaj me shok në Kumanovë”, është shprehur ai. /tesheshi/