Gjermania planifikon të ndërtojë rrugë elektrike me shpejtësi të lartë për kamionë, shkruan CNN.
Autostrada elektrike është projektuar nga modeli i trolejbusit. Kjo ide tashmë është testuar dhe ka nisur puna për realizimin në terren.
Kamionët mund të lëvizin deri në 90 kilometra në orë. Sigurisht përparësia më e madhe e këtyre automjeteve dhe rrugëve është se ato lëshojnë më pak gazra të dëmshme.
Siemens tha se rrugët elektrike të shpejta janë relativisht të lehta për t’u ndërtuar për shkak të infrastrukturës ekzistuese.
Një rrugë elektrike me shpejtësi të lartë tashmë është bërë. Ajo lidh aeroportin e Frankfurtit me një zonë industriale aty pranë.
Sipas CNN, qeveria gjermane do të shpenzojë 70 milionë euro për këtë sistem. Siemens pretendon se pronarët e kamionëve do të kursejnë deri në 20,000 euro për automjet. /tesheshi.com/