Gjermania ka deportuar ish-truprojen e kreut të al-Kaidës, Osama bin Laden në vendin e tij të lindjes Tunizi, njoftoi media gjermane.
Sami A. u dëbua mëngjesin e së premtes, njoftoi Bild, Welt dhe media të tjera.
Dëbimi është kryer pavarësisht vendimit të një gjykatedministrative në Gelsenkirchen, sipas së cilës Sami A. duhet të qëndronte në Gjermani nëse Berlini nuk merr garanci që ai nuk do të “përballet me torturë” në Tunizi.
Rasti i Sami A. 42 vjeç, mbushi në fillim vitit shtypin gjerman, pikërisht për këtë çështje.
Media më parë njoftoi se Sami A. kishte jetuar në Gjermani që nga viti 1997 dhe ishte konsideruar si një person i rrezikshëm, i cili është nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe duhet të raportojë në polici në baza ditore.
Ai dhe familja e tij jetojnë në Bochum dhe marrin ndihmë sociale, sepse gjykata gjermane ka vendosur që ai nuk duhet të dëbohet në Tunizi.
Në vitin 2012, gjykata gjermane vendosi se Sami A. nuk mund të dëbohej në Tunizi, pasi ai u kërcënua me torturë dhe trajtim çnjerëzor atje.
Sami A. arriti në Gjermani për studime, por ka qenë në kampe në Afganistan që nga viti 1999 për disa vite, ku ka përparuar në pozitën e një prej truprojeve të Osama bin Ladenit. /tesheshi.com/