Ndërsa e gjithë bota ka frikë nga një valë e re koronavirusi, kinezët, ata që kanë futur globinnë kolaps, po organizojnë një masakër 10-ditore të qenve. E kjo, sikur të mos kishte ndodhur asgjë e pazakontë për ta disa muaj më parë në një treg të tillë.
Ata e quajnë atë një festival, organizuar çdo vit nga 21 deri në 30 qershor, ku me mijra qen kalojnë në satër për t’u ngrënë më pas . Tregu ku ndodh kjo ndodhet në qytetin Yulin, në rajonin Guangxi, përgjatë kufirit me Vietnamin.
Gjatë 10 ditëve të masakrës, dhjetëra mijëra qen kalojnë ditët e fundit të jetës së tyre në kafaze. Pasi njëri prej kalimtarëve tregon me gisht një qen, ekzekutuesi e nxjerr atë nga kafazi dhe e vrasin, duke ia rrjepur më pas lëkurën. Kjo ndodh me afro 10 mijë qen.
Aktivistët janë përpjekur për vite të tëra për të ndaluar këtë traditë mizore, e cila filloi së pari në Yulin në 2009. Qeveria tashmë është përpjekur të miratojë ligje që ndalojnë tregtinë e kafshëve të egra dhe mbrojtjen e kafshëve shtëpiake, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë efekt të madh. Aktivistët shpresojnë që, për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur mevirusin Covid-19, qeveria më në fund do të reagojë pak më seriozisht.
“Shpresoj që Yulin të ndryshojë jo vetëm për kafshët, por edhe për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve”, tha Peter Li nga Humane Society International.
“Lejimi i tubimeve në masë për të tregtua mish qensh dhe për ta konsumuar atë në tregje të mbushura me njerëz dhe restorante paraqet një rrezik të rëndësishëm për shëndetin publik,” shtoi Lee. /tesheshi.com/