Të drejta, të valëzuara, majë malit, në tarraca ndërtesash shumëkatëshe, buzë ujit, me shkallare të pahasura më parë…, në botë gjen terrene futbolli nga më të çuditshmet e interesantet.
Bëhet fjalë për stadiume ku luhen ndeshje të kategorive superiore, për fusha të vogla e diçka më pak se kaq, thjesht zbavitëse.
Stadiumi i Bragës në Portugali, “El Estadio de Janguito Malucelli” në Brazil, i pari stadium ekologjik në vend, një tjetër stadium në Karakas të Venezuelës, në Kroaci, në Singapor, “Mmabatho” në Afrikën e Jugut, në Japoni, në Meksikë, Tajvan e Guatemalë janë mes atyre të ndërtuar e të pozicionuar në mënyrë jo të zakonshme.
Albumi i mëposhtëm fotografik e përcjell tërë larminë e këtyre terreneve interesante. /tesheshi.com/